Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ka kundërshtuar vendimin e para dy ditëve të Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës Klinika e Ortopedisë në SHSKUK të bëj furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët e Luftës.
Sipas kësaj shoqate klinikat as nuk kanë kapacitete teknike e as specialistë të kësaj fushe.
“Qasja e juaj kryeministër karshi invalidëve të luftës është gabim sepse buxheti i shtetit nuk duhet të t’kurret në protezat e atyre që lanë gjymtyrët e trupit në luftë, kemi ushtar të UÇK-së që i ka humbur dy këmbët e tij mbi gju dhe ka nevojë për dy proteza, kemi invalid që në luftë i ka humbur dy sytë dhe tash ka nevojë për dy proteza të syve, Invalid të tillë i kemi mbi 100 persona që kanë nevojë për proteza”, shkruar në reagimin e OVL UÇK-së.
Tutje bëhet e ditur se protezat e invalidëve janë bërë gjithmonë jashtë Kosovës, duke lutur kështu Hotin që ta shqyrtoj edhe njëherë vendimin e tij.