Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç, me rastin e përsëritje së kushtëzimit të kreut të AAK Ramush Haradinaj për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se duket që as vetë Haradinaj më nuk beson në kërcënimet dhe gjendet në situatë pa krye, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.
“Ka projekte që janë gjykuar për të dështuar edhe para se realizimi i tyre të fillojë formalisht, një i tillë është ëndrra e Haradinajt që Beogradi të detyrohet të njoh Kosovën dhe ëndrra e vjetër e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, ka thënë ai në kumtesën e zyrës.
Vetëm para pak dite, ai kushtëzoi NATO dhe BE që do të “krijojë Shqipërinë e Madhe” nëse nuk merr anëtarësim të plotë brenda tri viteve, ndërsa tash thotë se do bashkohen nëse Vuçiq nuk njeh Kosovën”.
“Çka pason? A do të kërcënoj Haradinaj me bashkimin me Shqipërinë nëse partnerët e BE dhe ShBA nuk sigurojnë vaksinën kundër virusit? –pyeti ai.
Petkoviç shtoi se Haradinaj është i vetëdijshëm se presioni ndaj presidentit Vuçiq është i kot kur bëhet fjalë për dëshira të dikujt për njohje të Kosovës.
“Kështu kërcënimet më të reja dhe kushtëzimi që Serbia të njoh shtetin e rrejshëm kanë për qëllim që ai të fitoj edhe ndonjë votë më shumë nga trupi ekstrem në zgjedhje në mungesë të politikës reale”, shtoi Petkoviç.
Sipas tij, Vuçiq është therrë në sy për shumë kënd pasi mbron interesin serb dhe rezultateve në ekonomi, shëndetësi dhe ri-afirmim politik të vendit.
“Serbia është shtet i pranuar edhe serioz dhe do vazhdoj të angazhohet për politikën e dialogut dhe kompromisit, por nuk do lejoj që dikush të flas me te me gjuhën e kërcënimit”, tha ai.