Gjatë pjesëmarrjes në një stërvitje ushtarake, presidenti i Serbisë Vuçiq ka fol për situatën e përgjithshme dhe për urimin që ka marr nga presidenti Biden. "kam marr urim nga presidenti Biden, faleminderit për urimin. Sa i përket njohjes së ndërsjellë, ajo nuk qëndron në asnjë akt të organizatave ndërkombëtare, as në BE as në asnjë rezolutë. Ka pas përpjekje që ky term të imponohet si diçka që duhet të pranojmë si zgjidhje përfundimtare dhe iu kam thënë në fytyrë atë që mendoj për njohjen e ndërsjellë” tha Vuçiq në përgjigje të urimit të Biden, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Ai shprehet se Serbia po ruan paqen. “Po reagojmë ndryshe nga se është pritur” tha ai.
Vuçiq tha se është shumë i vogël për të kundërshtuar të gjithë ata që e rrethojnë dhe që duan zhdukjen e Serbisë, apo fuqisë më të madhe botërore që kërkon njohje të ndërsjellë, por jemi tepër të mëdhenj të lejojmë poshtërimin e popullit tonë dhe rrëzimin e shtetit tonë.
Në pyetjen për komentimin e kërcënimit të liderit të AAK Ramush Haradinaj, që thotë se do “ta mënjanojë”, Vuçiq tha se bëhet fjalë për njeri të rrezikshëm, në çka kemi pasur rast të bindemi në secilin kuptim.
" Nuk mendoj se gënjen kur fol për bashkimin me Shqipërinë, Përkundrazi shkojnë me lëvizjen e kufijve gjatë gjithë kohës dhe është vetëm çështje kohe kur arrini te muri” tha ai.
Vuçiq tha së pari folën për njohje të ndërsjellë, ndërsa tash po shihet se kjo nuk është ide etyre por e amerikanëve , të cilën amerikanët nuk e kanë imponuar nga fillimi deri sa tentuan ta bëjnë në marrëveshjen e Uashingtonit.
"tash është e qartë se kjo është ide e plotë e amerikanëve, se nuk kanë dashur të flasin rreth modelit të dy gjermanive dhe zgjidhjeve tjera, por qartë ata duan poshtërimin e Serbisë , ndërsa në këtë lojë poshtërimi iu kam thënë në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë. Askush nuk ka pritur se guxoni të thoni atë, por do ta përsëris në secilin vend ", tha ai.
"Vuçiq tha se kjo është hera e dytë që Haradinaj kërcënon me rrëzimin e tij, këtë e ka bërë edhe para dy viteve”.
"Ai ka premtuar se deri në ditën e Nikollës së Shenjtë në 2019 do të më rrëzojnë, kur ishin protestat në Beograd, kur foli se të gjithë së bashku do më rrëzojnë.. Gjithsesi bëhet fjalë për njeri shumë të rrezikshëm dhe politikan serioz ", tha Vuçiq.