Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se investimet në ushtrinë serbe do të vazhdojnë, pasi që sipas tij ajo do jetë mbrojtëse e vendit.
“Ne do të investojmë në ushtrinë tonë, gjithnjë e më shumë, të ardhurat tuaja do të jenë gjithnjë e më të larta”, tha Vuçiqi pas stërvitjes së Brigadës 72 për operacionet speciale të ushtrisë serbe të quajtura “Spearhead 2021″, në kazermën e Pançevës “Rastko Nemanjiq”.
Ai po ashtu shpreson se anëtarët e ushtrisë të jenë rojat e vendit dhe mbrojtës të popullit, e gjithashtu edhe pengesë për çdo agresor dhe këdo që mendon të sulmojë Serbinë.
“Politika e forcimit të ushtrisë do të vazhdojë me shpejtësi”, theksoi Vuçiqi, duke shtuar se ushtria serbe mund të jetë një stabilizues i situatës politike në rajon dhe se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Serbinë nuk mund ta sulmojnë dhe kërcënojnë si në të kaluarën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/07/auto_Tan2021-2-7_11278397_01612714741.jpg)