Janjiç për situatën në Kosovë dhe urimin e Biden: Urimi nuk është i rastësishëm – secila fjalë është përzgjedhur mirë

Lajme

Janjiç për situatën në Kosovë dhe urimin e Biden: Urimi nuk është i rastësishëm – secila fjalë është përzgjedhur mirë

Nga: F. B. Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Biden

Dushan Janjiç drejtor i Forumit për raporte etnike theksoi se të gjitha shtetet serioze analizojnë situatat e tilla, Kosova përherë ishte temë për të gjitha proceset e sigurisë dhe proceset tjera, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar deklaratën e ministrit Stefanoviç se në Kosovë situata është e komplikuar, tha se kjo është pikë nxehtë që nga vitet 70-të dhe është normale që ajo të vlerësohet kohë pas kohe.

“Kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, para tyre shkuarja e krerëve të UÇK-së , është logjike të vlerësohet situata”, tha ai për Kurir TV.

Mirëpo ai ka shtuar se shkalle të rritjes së rrezikshmërisë realisht nuk ka.

“Kam deklaruar se ka incidente, shërbimet duhet të marrin parasysh incidentet. Të kthyerit janë shenja e sulmeve për shkak të pasurisë, ky është pjesë e mjedisit ku jetojnë njerëzit. Secili incident është i rrezikshëm për siguri dhe psikologji”, sqaroi ai.

Duhet të gjejmë masën, e masa e mbledhjes së Këshillit të sigurisë kombëtare dhe deklarata e matur e Stefanoviç është masë e vërtetë. Shteti duhet të reagojë dhe mendoj se ky reagim është në rregull ka thënë ai.

Ai shtoi se vendi duhet të vazhdoj reformat në ushtri, polici dhe sistemin e sigurisë për të u përshtatur me rrethanat moderne .

“Nuk ka asgjë të rastësishme gjithçka është e qëllimshme. Secila fjalë është përzgjedhur si duhet nga pala amerikane. E sakët është dhe është dashur të pritet. Përmend njohjet e ndërsjella. Pjesa e parë është më e rëndësishme, ajo është risi në raport me Tramp, Biden nxit në partneritet edhe përkujton se pret nga Serbia bashkëpunim në këtë proces”, tha Janjiç.

Të përkujtojmë se presidenti Vuçiq ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd dhe ministri Stefanoviç më herët ka deklaruar se situata në Kosovë është e komplikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat