Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, sipas Milovan Drecun, populli serb duhet të ketë besim në Listën Serbe, ashtu që të mbajë unitetin , komunikimin dhe koordinimin me Beogradin. Urimi i Biden dërguar Vuçiq është i pashembullt në pjesën ku kërkohet njohja e Kosovës dhe përbën presion, deklaroi ai sot në “RTS”, transmeton “Bota Sot”.
Kanë mbetur pak ditë deri në zgjedhje dhe LS niset në fushatë për të fituar të 10 vendet në Parlamentin e Kosovës të përcaktuara për bashkësinë serbe.
Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Drecun, tha se kërkohet uniteti dhe besimi në LS, sepse pa një unitet dhe koordinim nuk ka ekzistencë të popullit serb në Kosovë.
"Shpërndarja e votës, apo përpjekja e Prishtinës që të marrë individ shpie në dobësimin e ndikimit politik të popullit serb".
"Vetëm përmes LS, Beogradi mund të ndihmojë dhe nuk guxon të lejojë individë të caktuar të nacionalitetit serb të nxisin përçarje”, tha ai në RTS.
Dialogu, sipas tij, do të vazhdojë dhe atë e duan të gjithë, por qëllimet nuk janë të njëjta.
"Kur shqiptarët flasin për vazhdimin e bisedimeve ata dëshirojnë të imponojnë tezën e njohjes së ndërsjellë, ne natyrisht për atë nuk kemi çka diskutojmë” tha Drecun.
Duhet pyetur Lajçakun pse nuk reagon
Drecun tha se urimi i presidentit Biden është i pashembullt në pjesën ku kërkohet njohja e Kosovës.
"Na kanë dërguar urim të mirë dhe kur dikush ju uron shtetësinë dhe kërkon të njihni në pjesë të territorit tuaj, ky është provokonim dhe e pashembullt”, tha Drecun.
"Çdo kush që llogarit në ndonjë lloj presioni, ka bërë keq llogarinë", tha ai.
"Duhet pyetur Lajçakun pse nuk reagon në këtë tregim, nuk punohet kështu. Ku është këtu zgjedhja, ku është kompromisi. Nga Serbia kërkohet që vet t'i jap vetes goditje dhe duhet reaguar ashpër”, tha Drecun.
Një pjesë e urimit, sipas Drecun, është presion i fuqishëm. "Ne ende nuk dimë cilin lloj të presionit e përgatit Biden, andaj duhet të tentojmë të intensifikojmë diplomacinë dhe të ndërtojmë raporte të mira me ShBA", tha ai.