Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës i cili tha se ka pas pushkë gjatë luftës në Kosovë.
Buzhala theksoi se, gjatë luftës nuk ishte UÇK, por me disa pushkë e armatim e kishin ruajtur fshatin e tij, pra kishin bërë kontroll gjatë natës.
Pas kësaj deklarate, Naim Miftari thotë se Buzhala është dost i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakut.
Miftari, e ka komentuar edhe një deklaratë të Buzhalës, për babain e tij, të cilin ia kishin arrestuar gjatë luftës. Ai ishte mbajtur në burgun e Likocit nga UÇK-ja.
Megjithatë, Miftari e ka komentuar edhe burgosjen e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, për të cilin thotë se kurrë mos e lëshofshin.
Ai shkruan e do të kishte pasur dëshirë me pa në burgun e Dyzit, i akuzuar për vrasje të kundërshtarëve dhe për tradhti e plaçkitje të shtetit.
Postimi i plotë:
Radio Mileva e Buzhaloviçve, deputeti i PDK dosti i Hashim Thaçit dhe Sami Lushtakut!
Në bunar UÇK-ja ma kanë mbajt babën si spiun, dyshonin që është spiun.
Kështu thoshte Berat Buzhala, pastaj pas disa muajve me ndërmjetësimin e OSBE-së e kemi lirua...
Sot Hashim Thaçi vet në burg me 5 avokatë, apel pas apelit, jo lirona nga burgu i Hagës.
Kurrë mos ju lëshofshin edhe pse do të dëshiroja shumë të ju shoh në burgun e Dyzit, i akuzuar pos për vrasje të kundërshtarëve dhe konkurrentëve, i akuzuam sidomos për tradhti dhe për plaçkitje të popullit dhe shtetit!