Në listën e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit gjenden edhe emrat e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ish-drejtuesve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Thaçi e Veseli aktualisht gjenden në Hagë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale nën pretendimet se kanë kryer krime lufte.
Emrat e tyre gjenden në listën e votuesve jashtë vendit:
Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë, respektivisht në Haaglanden të Scheveningen kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues pjese e diasporës.
“KSC ju siguron ndihmë, brenda kornizës së duhur ligjore, për të burgosurit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar ditë më parë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Angela Griep.
Kujtojmë që Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe ata jashtë vendit;
Nga 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim, KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100.