Barriera ruse në “Ist River”: Koordinimi ShBA – BE në lidhje me Kosovën nuk është zgjidhje përfundimtare – Moska insiston në vërtetimin e saj në Këshillin e Sigurimit

Lajme

Barriera ruse në “Ist River”: Koordinimi ShBA – BE në lidhje me Kosovën nuk është zgjidhje përfundimtare – Moska insiston në vërtetimin e saj në Këshillin e Sigurimit

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ndonëse nuk është në tavolinën e bisedimeve ku Beogradi edhe Prishtina tentojnë të arrijnë te marrëveshja për çështjen e Kosovës, Rusia në disa raste së fundit ka potencuar se zgjidhja përfundimtare duhet te vërtetohet në KS të OKB-së, duke porositur se pa miratimin e Moskës nuk ka zgjidhje, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Qëndrimi i Rusisë dihet dhe nuk ndryshon, zgjidhja afatgjatë duhet të përgjigjet interesave të Beogradit dhe të jetë në kuadër të drejtës ndërkombëtare. Kjo është zgjidhje që bazohet në rezolutën 1244 dhe që duhet të miratohet në KS” ka thënë ambasadori rus në Serbi Harçenko.

Nga Kremlini në bisedën telefonike mes presidentëve Putin edhe Vuçiq është thënë se “Serbia mund të llogaris në mbështetjen ruse” në “zgjidhjen e balancuar të problemit të Kosovës që duhet miratohet në OKB”.

Kjo porosi u është dërguar jo vetëm opinionit dhe zyrtarëve në Beograd por edhe atyre që mendojnë se ardhja e presidentit Biden dhe koordinimi i tij me BE hap rrugën për imponimin e shthurjes së “dëshiruar” të nyjës së Kosovës derisa fërkohen duart apo goditet tavolina.

Profesori serb Dushan Proroković, ekspert për raporte gjep-strategjike dhe ish sekretar shteti në ministrinë për Kosovë për "Novosti" tha se Uashingtoni dhe Berlini janë të vetëdijshëm për faktorin rus andaj duan të shmangin KS dhe OKB:

“Këtë kanë tentuar me qasje se Serbia nuk duhet të pranojë Kosovën, por duhet të mundësoj anëtarësimin në OKB. Duke ditur se në KS të OKB janë Rusia edhe Kina që respektojnë drejtën ndërkombëtare, një skenar i tillë nuk sjell anëtarësimin e Kosovës në OKB. Për këtë kanë nis kërkesat që Serbia të njoh Kosovën, që shihet nga letra e Biden, por edhe nëse ndodhë njohja nuk shoh presion në atë drejtim dhe Moska nuk lejon hyrjen e Kosovës në OKB”.

Prorokoviç tha se për vendet perëndimore projekti i Kosovës është i pasuksesshëm dhe BE edhe ShBA paraqesin rrejshëm se bisedimet janë në fund, ndërsa shqiptarët simulojnë sikur Beogradi së shpejti do të njoh Kosovën dhe Serbia në këtë moment ka hapësirë të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim që nga 2007 dhe secila zgjidhje për Kosovën duhet të jetë afatgjatë dhe të ketë garanci ndërkombëtare që nënkupton vendimin e Këshillit të Sigurimit, që i bie se bëhet llogari pa Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat