Viskoviç: Qëndrimi i Biden - çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sipas gjendjes faktike

Lajme

Viskoviç: Qëndrimi i Biden - çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sipas gjendjes faktike

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Ivo Viskoviç

Profesori i fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe ish-ambasadori serb në Gjermani Ivo Viskoviç ka deklaruar se hapja e çështjes së Kosovës qysh në bisedën e parë të presidentit të ri amerikan Biden dhe kancelares gjermane Merkel përbën befasi, por kjo tregon qëndrimin e tij s kjo çështje duhet të zgjidhet, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Kam frikë se kjo nënkupton zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje dhe Serbia duhet të pranojë zgjidhjen që i konvenon perëndimit dhe jo si nevojë edhe për vetë Serbinë” tha ai për gazetën javore NIN.

Viskoviç theksoi se “mendon që në zgjidhjen e kësaj çështje ata do të kenë më shumë mirëkuptim për palën e Kosovës se për argumentet dhe interesin serb”, por ai shprehet se “nuk do ketë edhe një kohë të gjatë në Serbi dikush që është i gatshëm të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndonëse kam frikë se nga praktika duhet të pranohet gjendja faktike për të zhvilluar jetën normale” vlerësoi ai.

Si tha Viskoviç “merrni shembull Britaninë e madhe dhe Spanjën dhe kontestin rreth Gjibraltarit që zgjat katër shekuj”.

“Spanja asnjëherë nuk ka pranuar se i është territor britanik, por për 400 vjet nuk e kanë kontrolluar dhe shumë spanjoll shkojnë atje të punojnë edhe jetojnë” tha ai.

Lidhur me takimin e Vuçiq me Makron , Viskoviç tha se “Makron vetëm me premtimin e mbështetjes së Serbisë në rrugën evropiane ka pasur sukses të konsiderueshëm në ekonominë franceze”.

Në pyetjen se kur mundet Serbia të bëhet pjesë e BE-së, ai shtoi se “frikësohem, jo aq shpejtë”.

“BE nuk do të na pranojë derisa nuk bëjmë reforma. E ato janë, përfundimisht në plotë kuptim “rruga e golgotës” , mënyrë që të krijohen kushte për të jetuar si boza e zhvilluar dhe demokratike” tha Viskoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat