Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Bedri Sadiku.
Ai për disa vite punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve të 80-ta, ndërsa më vonë gjatë viteve të 90-ta, në Tiranë dhe Shkup.
Sadiku kishte nxjerr në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Bedri Sadiku u lind në Preshevë, ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Filologjik në Shkup dhe studimet master në Zagreb të Kroacisë. Për shumë vjet rresht punoi në gazetën Rilindja, fillimisht në Prishtinë, gjatë viteve 80-të, ndërsa më vonë gjatë viteve 90-të në Tiranë dhe Shkup.
Gjatë viteve të luftës në Kosovë përcolli për së afërmi krizën e refugjatëve në Maqedoni, teksa me intervistat e tij me ish ambasadorin amerikan Christopher Hill luajti një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e çështjes së Kosovës.
Gjatë kohës së luftës Sadiku ka kontribuar shumë me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, duke raportuar për ngjarje për refugjatët dhe një pjesë për zonën e Nerodimes për të vazhduar bashkëpunim edhe pas çlirimit.
Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 15:00. Për shkak të pandemisë, varrimi i të ndjerit, Bedri Sadiku, do të bëhet konform rregullave të IKSHP-së.