Vargut të politikanëve dhe zyrtarëve serb që kanë kërkuar nga bashkësia serbe në Kosovë që të votohet Lista Serbe që mban lidhje dhe koordinim të plotë me Beogradin i është shtuar edhe anëtari i kryesisë së BeH, Milorad Dodik, duke kërkuar nga serbët votën për unitetin dhe Listën Serbe, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Dodik ftoi serbët e Kosovës që të votojnë kandidatët e LS që përbëjnë sipas tij, unitetin serb dhe mbrojtje të interesave të popullit serb.
Në prag të zgjedhjeve të nesërme në Kosovë, Milorad Dodik që njihet si kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës dhe që shumë herë është përzier në situatën në Kosovë, porositi se vota për LS kudo që jetojnë përbën barrierë mbrojtëse sepse qëllimi i të gjithëve është ekzistenca në Kosovë.
“Vetëm së bashku dhe me unitet mund të mbrojmë vendin dhe ruajmë identitetin e serbëve në Kosovë, Ne nga Srpska ofrojmë mbështetje Beogradit zyrtar që dërgon porosi të qarta se duhet të dilet në votim për LS”, tha Dodik.