Zgjedhjet në Kosovë / Blerim Hyseni: Uroj që rezultati të mos krijojë prapë krizë institucionale

Lajme

Zgjedhjet në Kosovë / Blerim Hyseni: Uroj që rezultati të mos krijojë prapë krizë institucionale

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Blerim Hyseni

Njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Hyseni zgjedhjet e sotme në Kosovë i konsideron si më të rëndësishme.

“Sigurisht që për dallim nga zgjedhjet e deri tanishme këto vlerësohen si më të rëndësishme si rrjedhojë e turbulencave të mëdha në skenën politike në Kosovë.

Aspekt tjetër është edhe fakti se të gjitha subjektet politike përjashto VV-në janë sprovuar në Kosovë e kjo ka ngjallur dëshprim tek një numër i madh i qytetarëve kosovarë të cilët në këto zgjedhje VV-në e shohin si shpëtim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Uroj që zgjedhjet të kalojnë qetë dhe rezultati të dalë i tillë që mos të krijohet krizë institucionale”, deklaroi analisti Blerim Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat