Ambasadori amerikan, Philippe Kosnette ka folur në lidhje me zgjedhjet që po mbahen dhe për Qeverinë e re të Kosovës që do të dal nga këto zgjedhje.
Ai u shprehë se ShBA nuk ka asnjë të preferuar në këto zgjedhje.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të parë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta.
Por nëse dikush thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një të preferuar, kjo thjesht nuk është e vërtetë,” i tha Kosnet medias së Prishtinës pasi vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve