​Ragmi Mustafa uron Vetëvendosjen

Lajme

​Ragmi Mustafa uron Vetëvendosjen

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Kryetari i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka uruar Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka uruar fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjitha partitë politike, si dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje.

Ai ka thënë se Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina dhe pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Urime Kosovë! ??

Republika Kosovës me zgjedhjet parlamentare po dëshmon në vazhdimësi pjekuri të lartë qytetare e kapacitet demokratik elektoral. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit, administrimi i votës. Mbarëvajtja shpreh maturinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhor e emancipimi demokratik.

Me këtë rast uroj fituesit e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës.

Uroj që kjo frymë demokratike të përcjellë edhe konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina. Pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.

Urime, iu prift e mbara

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat