Drecun flet për vazhdimin e dialogut dhe pritjet e Beogradit pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme

Drecun flet për vazhdimin e dialogut dhe pritjet e Beogradit pas zgjedhjeve në Kosovë

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Milovan Drecun

Për herë të tretë brenda dy viteve është zgjedhur parlamenti i ri në Kosovë, rezultati është ashtu si kanë treguar hulumtimet. Vetëvendosja fitoi, ndërsa Lista Serbe fitoi dhjetë mandate. Për qeverinë e re, që do formohet sfidë do të jetë vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu u përtëri vitin e shkuar, por si duket përsëri ka mbetur në vend, ndërsa rreth asaj çfarë pret nga zgjedhjet, foli kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“Populli serb doli në numër të madh dhe me atë u deklarua rreth mbështetjes së shtetit serb, u trasua rruga kah të shkojë populli serb. Serbët duhet të flasin me një zë, nuk duhet të ekzistojnë individ të izoluar” tha ai, duke shtuar se “Kjo ka shumë rëndësi për ngjarjet që na presin. Tash kanë dalë në zgjedhje shumë më tepër serb dhe kanë dhënë mbështetje, LS nuk do të marrin pjesë në diçka që dëmton interesat serbe dhe të Serbisë, të gjithë ata individë serb që kanë formua disa parti të vogla ishin të afërt me shqiptarët” tha Drecun.

“Perëndimi do të insistojë që s amë parë të vazhdojë dialogu mes palëve, por perspektiva nuk është e shkëlqyer. Duhet të shohim me kënd Kurti do të krijojë koalicion. Ai po ashtu përsëri ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit dhe kjo do të bllokojë vazhdimin e dialogut. Ai thotë se marrëveshja e Uashingtonit është e dëmshme për ta” tha ai.

Sipas Drecun “Administrata e re amerikane do të shtyjë Biden që të bëjë presion ndaj Serbisë, por mendoj se respektimi i interesave gjeo-politike do të zbus ato dhe mundësojë Serbisë që të mbrojë interesat e saja në Kosovë.

“Zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të qetë dhe nuk kishte rrymë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat