Pas Biden edhe Macron i shkruan Vuçiqit, ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Lajme

Pas Biden edhe Macron i shkruan Vuçiqit, ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:09
Pas Biden edhe Macron i shkruan Vuçiqit, ia përmend marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në ditët e shtetësisë.

Në këtë letër, Macron, ka përmendur nevojën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësuese evropiane, që synim ka arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet ndër të tjera në letrën e Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat