Me bomba të NATO-së u krijua artificialisht Kosova dhe edhe më tutje është jo stabile politikisht, ndërsa fituesi i zgjedhjeve nuk dëshiron ofrimin me Serbinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Kështu ka vlerësuar deputetja e “të majtës”(Die Linke) në Bundestagun gjerman Zhaklin Nastiç që shtoi se Kurti po shfrytëzon ndjenjën nacionaliste.
Nastiç në profilin e saj në rrjetin social ka përkujtuar se zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën janë të pestat në 12 vjetët e kaluara.
„Me këtë regjion kanë sunduar klasa e kriminelëve të korruptuar, atje papunësia arrin shkallën 54 për qind. Prandaj është e kuptueshme që Kurti ka zgjuar shpresën tek të rinjtë, sepse ai nuk është pjesë e elitës së fuqishme. Mirëpo, as rryma e tij politike, për fat të keq nuk kërkon ofrimin me Serbinë por shfrytëzon ndjenjat nacionaliste” ka shkruar ajo.
Nastiç ka thënë se përshëndet faktin se ish-presidenti dhe drejtuesit tjerë të UÇK-së përfundimisht do të gjykohen nga Tribunali në Hagë duke shtuar se por duhet pasojnë edhe hapa të tjerë.
„Do të ishte e dëshirueshme së pari që të gjitha rrjetet mafioze të njohësve të vjetër të UÇK të shkatërrohen dhe që të dalin para drejtësisë “, shtoi ajo.