Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, për veprën penale të rrëmbimit, e dy prej tyre janë zyrtarë policorë.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se të njëjtit dyshohet se në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës rrëmbyen dy shtetas të Maqedonisë me qëllim të përfitimit material dhe të njëjtit i mbajtën në një villë.
Burime të lajmit bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit prej zyrtarëve policorë është Visar Kërqeli.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_pppo1613591542.jpg)
Kërqeli edhe më parë pati pasur probleme me hetuesinë, por që së fundi ishte rikthyer në pozitën e zyrtarit policor.
Kërqeli kishte një proces gjyqësor bashkë me 10 pjesëtarë të tjerë të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës asokohe e njohur si (ROSU), të cilët akuzoheshin se në vitin 2013 kishin keqtrajtuar shoqëruesit e Aleksandar Vulinit në Kosovë.
Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Visar Kërqeli, zyrtar policor nga Komuna e Gjilanit.
Pasi që procesi gjyqësor kishte përfunduar dhe i njëjti ishte liruar nga akuza, ai u kthye në Policinë e Kosovës.
Së fundi, i njëjti shpesh herë është parë edhe si shoqërues i një prej repereve, e njohur si Tayna.