Shqiptarët njihen si popull mikpritës, e këtë gjë vazhdojnë ta dëshmojnë ndër vite.
Së fundi një i ri nga Egjipti zgjodhi që të vizitojë Kosovën, e kjo vizitë e tij rastisi të jetë pikërisht në 13 vjetorin e pavarësisë.
Abdelsalam është shprehu tejet i kënaqur me vizitën që pati në Kosovë, teksa ka falënderuar popullin duke shpresuar që do të vi përsëri.
“Me të vërtetë e dua këtë vend, njerëzit dhe ushqimin/ kulturën e tij. Unë do të doja të falënderoja gjithë popullin kosovar duke shpresuar që do të vi përsëri dhe të jetoj një përvojë të mrekullueshme përsëri, duke pritur që ju të vizitoni Egjiptin”, shtoi ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151184356_3617525235030872_5727556179862980011_o1613596706.jpg)