Një incident ka ndodhur në Mal të Zi, saktësisht në qytetin Berane para pak minutave. Aty persona ende të panjohur, me mjete të forta dyshohet se kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin dhjetëra qytetarë nga Kosova.
Ata nga qendra e skijimit në Kollashin po ktheheshin për në Kosovë.
Por rruga nuk u shkoi ashtu siç e priten.
Qytetarët që kanë qenë në autobus kanë treguar se askush nga zyrtarët policorë në Berane nuk u ka ndihmuar atyre.