Kryetari i komunës së Tuzit Nik Xheloshaj ka publikuar dje një foto në rrjetin e tij social facebook ku shihen flamuri shqiptar dhe flamuri i Kosovës të ngjitura afër njëra-tjetrës të vendosura në ndërtesën e komunës , shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
"Përshëndetje nga komuna e Tuzit për qeverinë e Malit të Zi dhe kryeministrin Zdravko Krivokapiç” ka shkruar poshtë fotografisë Xheloshaj.
Më herët kreu i Tuzit ka uruar 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, popullin e Kosovës me porosinë se Kosova është republika e dytë shqiptare.
Si dihet dje edhe nënkryetari i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç ka uruar krerët e institucioneve të Kosovës në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë duke porositur se “ i gëzohet bashkëpunimit mes Kosovës edhe Malit të Zi, që do të jetë në dobi të qytetarëve të dy shteteve ".