Dje, më 17 Shkurt Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljes shtet i pavarur.
Shumë urime dhe dedikime të veçanta morën udhëheqësit e shtetit nga e gjthë bota.
Ujëvara shumë e njohur dhe e veçantë në mbarë botën, “Niagara Falls” në Kanada, mbrëmë u ndriqua me ngjyrat e Flamurit të Kosovës për nder të 17-të Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Kosova është tejet mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet Kanadeze. Kjo dëshmohet edhe sonte me këtë veprim dhe simbolike mbështetëse”, shprehet ambasadori i Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu.
