Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë prezentimin e Manualit për Ekspertë të mbështetur nga HERAS Plus. Ky projekt u vlerësua i një rëndësie të veçantë që përmirëson cilësinë në arsim dhe përmbush disa kritere të ENKA-së dhe EQAR.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi tha se përmes këtij projekti do të përmirësohet kualiteti i shërbimeve të tyre.
“Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm se përmirëson kualitetin e shërbimeve tona dhe plotëson edhe një kriter për përfshirjen në ENKA dhe EQAR. Ky projekt flet për një manual për ekspertë e jashtëm që të bëjnë vlerësime dhe të njëjtit kanë informata të rëndësishme para se të bëjnë procesin e vlerësimit”, tha ai.
Ndërsa, udhëheqësi i projektit të Heras Plus, Aqim Emurli tha se përmes këtij manuali janë munduar të përfshijnë të gjithë hisedarët që kanë qenë edhe më herët në procesin e akreditimit.
Duke bërë prezantimin e këtij projekti, Majlinda Mazelliu tha se përmes tij do të përmirësohet cilësia e arsimit në vend dhe do të përmbushen disa prej kritereve për përfshirje në ENKA dhe EQAR.