Vuçiq: Nuk di çfarë biseduan Blinken me ministrat e BE-së, por mashtrohet kush mendon se do heqim dorë lehtë nga ajo që na takon

Lajme

Vuçiq: Nuk di çfarë biseduan Blinken me ministrat e BE-së, por mashtrohet kush mendon se do heqim dorë lehtë nga ajo që na takon

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq ka deklaruar se nuk di çfarë kanë biseduar sekretari i shtetit Antony Blinken me ministrat e BE-së, por ajo që pret në lidhje me çështjen e Kosovës, nuk është as lehtë, as e thjeshtë, por mashtrohet kush mendon se Serbia lehtë heq dorë nga ajo që e konsideron të veten” shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Në konstatimin se Blinken me ministrat e BE-së shqyrtoi politikën e përbashkët ndaj Ballkanit, para së gjithave për dialogun e Beogradit me Prishtinën, andaj është çështje çfarë presione priten, Vuçiq tha se nuk di përmbajtjen e bisedimeve, por ajo që i vjen Serbisë nuk është e lehtë as e thjeshtë.

Posaçërisht kur dihet pozicioni amerikan sepse mjafton porosia përmes urimit të presidentit amerikan ndaj Beogradit dhe Prishtinës dhe kuptohet në çfarë situate është Serbia – në situatë jashtëzakonisht të vështirë.

Ai përkujtoi se krahas kësaj edhe fuqitë kryesore evropiane ndajnë qëndrimin e administratës së re amerikane, që vërteton se Serbia do jetë në presion.

"Në këtë kuptim, i kam thënë patriarkut Porfirije, pasi nuk mund të tregojnë dominimin në disa forca me të mëdha se Serbia, prania e tyre në Ballkan do të jetë më dominues” tha Vuçiq.

Beogradit sipas tij i mbetet të ruaj paqen, të bisedojë me përfaqësuesit e ShBA-ve dhe dialogun me Prishtinën ta vazhdojë me ndërmjetësimin e BE-së ndonëse nuk do të jetë lehtë.

"Nëse mendojnë se lehtë do të heqim dorë nga ajo që është e jona, ndonëse ata mendojnë se nuk është e jona, përgjigja ime është se jeni mashtruar” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat