Krasniçi thotë se partitë shumicë ndërhynë në “punët e brendshme” të komuniteteve gjatë zgjedhjeve

Lajme

Krasniçi thotë se partitë shumicë ndërhynë në “punët e brendshme” të komuniteteve gjatë zgjedhjeve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Rifat Krasniç

Rifat Krasniç, nga Kosova Turk Demokratik Turk Partisi (KDTP), përmes një komunikate dërguar mediave ka thënë se disa retorika dhe veprime të përdorura në procesin zgjedhor shqetësuan komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Krasniçi po ashtu ka thënë se gjatë këtij procesi u pa tendenca e partive shumicë që të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të komuniteteve.

Kujtojmë që Krasniçi deklaroi në mbledhjen e KQZ-së se derisa nuk e ndërrojnë Ligjin në Parlament do të kenë shumë probleme.

Ky është sqarimi i tij i plotë:

Sot nevoja për të bërë këtë deklaratë ka lindur në mënyrë që të shmangen keqkuptimet e mundshme të deklaratës së anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të subjektit tonë politik. Në këtë rast duhet theksuar se institucioni në të cilin ai po shërben nuk është një vend për të bërë politikë dhe se i njëjti duhet të përqendrohet në aspektin profesional të punës sesa në interpretimet politike.

Në anën tjetër, është një fakt i pamohueshëm që disa retorika dhe veprime të përdorura në procesin zgjedhor shqetësuan thellësisht ne dhe gjithë komunitetet e tjera joshumicë që jetojnë në Kosovë. Me rezultatet e zgjedhjeve dolën në dritë ndjeshmëritë e krijuara nga subjektet që veprojnë në skenën politike dhe që përfaqësojnë komunitetet shumicë për të ndërhyrë në “punët e brendshme” të komuniteteve. Në këtë kontekst, reagimi i shprehur nga anëtari ynë i KQZ-së në takimin e sotëm do të diskutohet me bashkëbiseduesit e duhur në rrethana të përshtatshme.

Nuk duhet harruar që kuotat parlamentare të siguruara me Kushtetutë janë garancitë më të rëndësishme të përfaqësimit politik atyre që pasurojnë Republikën e Kosovës e që u përkasin komuniteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe goran. Prandaj, duhet pasur kujdes për të mbrojtur përfaqësimin politik të komuniteteve nga ndërhyrjet. Në këtë pikë, përgjegjësia për të parandaluar ndërhyrjet e mundshme duke ruajtur unitetin dhe solidaritetin e komuniteteve nuk mund të mohohet. Në këtë drejtim, me qëndrimin që theksoi unitetin dhe solidaritetin e paraqitur në zgjedhjet e 14 shkurtit Komuniteti Turk i Kosovës dha një shembull për komunitetet e tjera duke dalë në mbështetje të subjektit, i cili është përfaqësuesi i vërtetë politik i shoqërisë sonë.

Së fundmi, duhet të theksuar qytetarëve dhe votuesve tanë të nderuar që subjekti ynë politik, i cili do të përfaqësohet me dy deputetë si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të vazhdojë të ruajë rolin e saj konstruktiv të përqendruar në rimëkëmbjen institucionale dhe strukturore të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat