Ministria e Jashtme e Rusisë përmes zëdhënëses Maria Zaharova ka deklaruar se Moska apelon që mos të ketë ngutje edhe nxitje në arritjen e marrëveshjes së normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
“Konsideroj se përpjekjet që normalizimi përfundimtar i raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës po nxitet, përshpejtohet me afate artificiale dhe destruktive. Më e rëndësishme është gjetja e opsionit të qëndrueshëm ndër tjera të pranueshëm në opinion”, tha Zaharova.
Sipas saj, procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës pa realizimin dhe përmbushjen e marrëveshjeve të arritura është i detyruar në ndërprerje.
“Mbështesim dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit me synimin e arritjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së, e cila me vetëdije dhe paanshëm duhet të luaj rolin e saj ndërmjetësues, që iu ka besuar me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sipas Zaharova, Rusia është e shqetësuar për retorikën e shqiptarëve të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Moska shpreson sipas saj që përfaqësuesi special i BE-së Lajçak të arrijë përparim në zgjidhjen e çështjes mes Prishtinës edhe Beogradit.