Pas kërkesës nga ana e prokurorit special të Kosovës Burim Qerkini, për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radojeçiqit dhe aprovimin e saj nga ana e gjyqtarit të Departamentit Speciale të Gjykatës Themelore të Prishtinë, Vesel Ismajli, ka reaguar edhe ish-prokurori special i cili kishte marr vendimin për urdhër arrestimin e tij.
Mësohet se cili prokuror speciale e bëri kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Radojeçiçit dhe cili gjyqtar special aprovoi atë.
Ish-prokurori special Sylë Hoxha, tha se e vlerëson se ka qenë një lajm i habtishëm. Ai nuk i di rrethanat se në çfarë argumentimi është kërkuar urdhër arresti nga Prokuroria Speciale e Kosovës e si është miratuar nga Departamanti Speciale i Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Milan Radojiçiqi,,ishte i dyshuar për disa vepra panele, për krim të organizuar, në implikimin e vrasjes Oliver Ivanoviqit e vepra tjera.
Nga ana tjetër, media ka tentuar të mar ndonjë përgjigje edhe nga Prokuroria Speciale lidhur me arsyet e kësaj kërkese, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje.
Po ashtu, media ka kërkuar sqarime edhe nga GJykata Themelore e Prishtinës, por që kanë thënë se së shpejti do të japin sqarime.