Është vështirë të bisedohet për çfarë do dialogu kur njëra palë, në këtë rast Prishtina është ekskluzive në kërkesa dhe insiston në njohje, tha për RTS politikani dhe sociologu i Fakultetit të Shkencave Politike Vladimir Vuletiç, përjell “Bota Sot”.
“Kryeministri i Kosovës përsëri është rikthyer në skenën politike dhe për të, kjo është mundësi që të pozicionohet edhe në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
"Pozicioni i Brukselit dhe Prishtinës janë më të përafërt në raport me Beogradin dhe Kurti e di mirë rolin e BE-së para së gjithave shtyrja e Rusisë nga Ballkani, e pastaj të tjerat. BE po përpiqet të vazhdojë dialogun, por kjo është vështirë kur njëra palë është ekskluzive në kërkesa, si është Prishtina që insiston në njohje. Dialogu nuk i përgjigjet Kurtit, ndërsa Lajçak është i vetëdijshëm për këtë dhe situata për te do të jetë shumë më e vështirë në bisedimet me Beogradin”, ka thënë Vuletiç.
Kur bëhet fjalë rreth dialogut të brendshëm me ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë, ai shprehet se dialogu duhet të mbahet në kuadër të Kuvendit, ndërmjet subjekteve, bashkësia ndërkombëtare përherë do të tentojë të rris ndikimin e vetë në këtë hapësirë tha ai.