Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, është deklaruar në lidhje për Milan Radojçiqin.
Miftari e ka komentuar aprovimin e kërkesës nga Gjykata Themelore në Prishtinë të Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin.
Ish-agjenti i SHIK-ut, shkruan në rrjetin social Facebook, se a u lirua nga ndjekja e Prokurorisë së Thaçit, Mustafës e Haradinajt me ndonjë kusht vrasësi i Oliver Ivanoviqit.
Miftari shpreh dyshime se a mos ka të bëj lirimi i Radojçiqit me pengimin e Albin Kurtit për të bërë Qeverinë stabile.
Ai madje pyet se a mos po përgatitet ndonjë atentat politik dhe trazira nda ana e serbëve?
Postimi i plotë:
Lidhja Serbe!
A është liruar nga ndjekja e prokurorisë së Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt me ndonjë kusht vrasësi i Oliver Ivanoviqit pjesëtari i BIA-s për Kosovë, Milan Radojçiq, bashkëpunëtori i Aleksader e Andrea Vuçiqit?
A ka të bëj me Listën Serbe dhe pengimin e Albin Kurtit për të bërë qeveri stabile, si dhe a po përgatitet ndonjë atentat politik dhe trazira nga ana e serbëve!