Lideri i Partisë Liria dhe Drejtësia (SSP) Dragan Gjillas është përgjigjur duke replikuar dhe kërcënuar presidentin e Serbisë Vuçiq i cili në një intervistë ditë më parë ka përmendur robinë, duke i thënë “mos u brengos se kjo do të ndodhë”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Këtë porosi Gjillas e dërgoi përmes rrjetit social “Tviter” , si përgjigje në deklaratën e Vuçit për takimet me Gjillas dhe dënimin që duhet të marr për këto takime “ 300 vite robi” pa të drejtë ankese.
“Mos u brengos aspak se do të shkosh në burgim- robi” i shkruan në “Tviter” Gjillas, presidentit Vuçiq.
Të përkujtojmë se në takimin me gazetarë, Vuçiq me rastin e publikimit të fotografisë ku shihet djali i tij Danillo me grupin kriminal të Veljko Belivuk, me ironia ka thënë se fakti s eke qenë në shoqëri me të tillët “ është vepër e tmerrshme penale” dhe ai (Vuçiq) do të duhej të dënohej me 300 vite burgim-robi, sepse është ulur në “shoqërinë e Gjillasit” dhe atë pa të drejtë në ankesë.
Kjo nuk është porosia e vetme që Gjillas edhe Vuçiq ia dërgojnë njëri-tjetrit përmes deklaratave në shtyp, ku akuzojnë njëri tjetrin deri në tradhti.