Plot 46 vjet jetë, ia dedikoi arsimit dhe edukimit të brezave. Kjo ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me profesionin e tij.
Ndërsa, kjo ishte dita e fundit e Ajet Brajshorit si drejtor i Gjimnazit Shkencor dhe Shoqëror, “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.
Dhe, surprizat nga ish-nxënësit e tij nuk munguan.
Ajo çfarë e bën të veçantë është fakti se gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur vetëm 5 ditë pushim mjekësor.
Në mesin e emocioneve të shumta, Brajshori dorëzoi postin e tij.