“Serbia falë udhëheqjes së saj e Vuçiq është stabile edhe vend i suksesshëm, që mundet financiarisht të ndihmojë popullin e vet në Kosovë”, ka deklaruar Petar Petkoviç, anëtar i këshillit qendror të SNS me rastin e kritikave të nënkryetares së Partisë Popullore Sanda Rashkoviç-Iliç ndaj Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell “Bota Sot”.
''Pas nesh janë shumë investime në mjediset në Kosovë dhe nuk është si thotë Rashkoviç hedhje e parave në pus, por investime për mbijetesën e popullit tonë. Fakt është se Rashkoviç-Iliç dhe shefi i saj Jeremiç kanë lënë situatë katastrofë në Kosovë, që ne me vite duhet të rregullojmë dhe secila para shkon në përmirësimin e dëmit që ata anë shkaktuar”, tha ai në kumtesën për medie.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, ka shtuar se përderisa Jeremiç u mburr duke “shkuar në hotele të shtrenjta me harxhim të shtetit, populli në Kosovë ka hequr për bukë të gojës”.
''Pasojë e kësaj politike janë ende të dukshme në hapësirat në Kosovë, Për dallim nga ajo kohë, ne sivjet ndërtojmë 15 ndërtesa të reja në Kosovë, spitalin e ri në Graçanicë, do ri konstruktojmë spitalin në Mitrovicë, ndërtojmë kopshte, ndërtesën e Universitetit dhe dhjetëra kilometra rrugë” tha ai.
''E kuptoj zonjën Rashkoviç në një gjë, kur mësoheni të jetoni me harxhimet e popullit, vështirë e kuptoni kur dikush ndihmon. Për këtë shkak 97 për qind e popullit në Kosovë mbështet Vuçiqin dhe Beogradin zyrtar, ndërsa asaj edhe shefit nuk arritën të ia shohin as shpinën”, tha Petkoviç.
Më herët Rashkoviç-Iviç ka deklaruar se nuk është i saktë konstatimi i Vuçiq se Serbia secilin vit për serbët ndanë nga 600 milionë euro, si dhe shpesh Vuçiq shpesh “hedh” shifra kur bëhet fjalë për para të shtetit.