Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është shëruar nga virusi Covid-19.
Nagavci tregoi se ballafaqimi i saj me koronavirusin nuk ishte aq i lehtë.
Më tutje Nagavci tregoi se si për një javë u detyrua që të qëndrojë e shtrirë në QKUK pas infektimit.
“Negative me Covid-19, por me pozitivitet e energji për punët që na presin. Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me Covid-19, prej të cilave një javë edhe e hospitalizuar në QKUK, tashmë kam filluar të marrë veten dhe po i rikthehem aktiviteteve dhe punës”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Negative me Covid-19, por me pozitivitet e energji për punët që na presin.
Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me Covid-19, prej të cilave një javë edhe e hospitalizuar në QKUK, tashmë kam filluar të marrë veten dhe po i rikthehem aktiviteteve dhe punës.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punëtorët shëndetësor, në QKUK, në shtëpitë e shëndetit dhe në farmaci. Përkundër se të stërngarkuar me punë dhe duke u përballur me sfida të shumta, përfshi ato të mungesës së ilaqeve dhe vështirësisë për të kërkuar nga pacientët që disa nga ilaqet t’i sigurojnë/blejnë vet, ata ishin në nivel të detyrës në aspekt profesional e etik.
Kujdesi që na kanë ofruar, përvoja dhe pregatitjet e tyre, më japin shpresë se do të tejkalojmë vështirësitë e shumta edhe në sistemin shëndetësor.
Ju falënderoj shumë edhe gjithë juve miq e bashkëpunëtorë që me mesazhe dhe telefonata më dhatë kuroajo e u treguat të gatshëm duke ofruar mbështetje. Më keni bërë të ndjehem jashtëzakonisht mirë!
Ju uroj shërim sa më të shpejtë e të lehtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë virus!
Ju lus të kujdeseni shumë për veten dhe të dashurit tuaj, respektoni masat e rekomanduara dhe ruani shëndetin!