Sot gjatë ditës, ka ndodhur një rast i rëndë në qytetin e Mitrovicës.
Një qytetar kishte hipur në kulmin e objektit të Komunës së Mitrovicës, dhe kërcënonte se do hidhje.
Mirëpo ato momente shumë qytetarë ishin mbledhur nga kureshtja dhe tentonin ta ndalnin të mos hidhej, në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Mitrovicës.
Mirëpo, dy persona arritën ta shpëtonin të mos hidhej duke arritur ta bindnin, të cilët u bënë edhe heronjtë e sotëm, polici Afrim Shyti dhe roja e Komunës Labinot Selaci.
Qytetari kishte kërcënuar se do të hidhej, pasi kishte mbi 20 vite që nuk i ishte ndërtuar shtëpia.