Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe OKB Vlora Çitaku, ka komentuar publikimin që bëri dje Federata e Futbollit të Spanjës rreth prezantimit të përfaqësueses së Kosovës si territor i Kosovës dhe jo me emrin e pranuar në organizatat ndërkombëtare të Futbollit.
Ajo përmes rrjetit social “Twitter” në publikimin e federatës spanjolle ku shkruan se Spanja do të takohet me territorin e Kosovës, ka publikuar “cicërimën” e saj "Hmm... përshëndetje nga Republika e Kosovës."
Kjo iu ka rënë në sy medieve serbe që përmendin publikimin e saj, por edhe konstatohen veprimet e Spanjës dhe paralajmërimin e bërë nga Federata e Kosovës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Sipas kësaj gazete, organet kompetente në Spanjë iu kanë urdhëruar stacioneve televizive dhe Federatës së Futbollit që ndaj mysafirëve nga Kosova të sillen si ndaj territorit të Serbisë nga hapësira e Kosovës, por pa shfaqjen e flamurit dhe përshkrimit si shtet i plotfuqishëm.
Në artikullin e këtij mediumi njoftohet se Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me kumtesë, duke tërhequr vërejtjen se ky është diskriminim nga ana e spanjollëve.
Në këtë hap ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e cila në postimin e paralajmërimit të ndeshjes nga federata spanjolle, ku shkruante takimi i Spanjës me “territorin e Kosovës” ka lënë dhe ka shpërndarë publikim "Hmm... përshëndetje nga Republika e Kosovës."