Avokati serb Toma Filaka deklaruar se paralajmërimi i padisë kundër Dick Martyt, Carla del Ponte dhe Jose Pablo Baraybar, është vetëm përpjekje për dëshmimin e patriotizmit dhe shembuj të tillë ka edhe në Kroaci, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Siç dihet, avokati Tomë Gashi ka deklaruar se është duke përgatitur padi civile kundër raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty, ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Carla del Ponte, si dhe ish-shefin e zyrës së personave të pagjetur dhe Forenzikës në UNMIK, Jose Pablo Baraybar.
"Deklarata e tij se raporti i Dik Martit i rrejshëm nuk dua as ta komentoj. Kë do të padis dhe ku? Paralajmërimi padisë së tij është i natyrës politike për të treguar patriotizmin e tij të rrejshëm. Shembuj të këtillë ka shumë në Kosovë edhe Kroaci”, tha Fila.
Fila shtoi se Gashi është i vetëdijshëm se një padi e tillë nuk është e bazuar në parime juridike.
“Ai e di mirë se nga kjo nuk ka asgjë. E gjithë kjo është shaka dhe komedi”, shtoi ai.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se padinë do ta dorëzojë në bazë të autorizimit të Mersin Katuçi nga Shqipëria, pronar i “Shtëpisë së verdhë”.