Qendra Analitike e Parlamentit Evropian: Dialogu ka rezultate të kufizuara, përparim nuk pati për shkak të...

Lajme

Qendra Analitike e Parlamentit Evropian: Dialogu ka rezultate të kufizuara, përparim nuk pati për shkak të...

Nga: F. B. Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:14
BE

Ka shumë arsye për rezultate të kufizuara të dialogut, që nga situata e brendshme në dy palët e procesit, deri tek pritjet e ndryshme dhe dykuptimëshe për normalizimin thuhet në analizën e Qendrës analitike pranë Parlamentit Evropian, shkruan “Telegraf”, transmeton “ Bota sot”.

Gjatë dhjetë viteve të dialogut dhe takimeve në Bruksel, ka pasur suksese të caktuara, por procesi u rëndua dhe tash tregon rezultate të kufizuara thonë nga qendra analitike.

Ka shumë shkaqe të mungesës së rezultateve, që nga situata politike në secilën palë, pritjet e ndryshme dhe dykuptimëshe thuhet në analizën e bërë për përdorim të brendshëm dhe informim të deputetëve evropian, ku përkujtohet synimi i palëve për të qenë pjesë e BE-së, ku potencohet se për këtë duhen raporte të mira fqinjësore edhe bashkëpunim.

Pas sukseseve të fillimit dhe arritjes së marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, dialogu me ndërmjetësimin e BE-së u rëndua dhe ndërpre, por vazhdoi në vitin 2020 gjë që u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Por, për shkak të mungesës së koordinimit mes BE edhe ShBA, nuk kishte përparim të vërtetë” thuhet në tekstin e publikuar nga kjo qendër.

Analistët pranë PE thonë se ka shumë shkaqe për mungesë të rezultateve, për shkak të pritjeve të ndryshme dhe dykuptimësisë së normalizimit.

“Qëllimi i Kosovës është i qartë - njohja nga Serbia, ndërsa për Serbinë normalizimi paraqet normalizimin ekonomik dhe hapësirë shumë të kufizuar jashtë kësaj” thuhet në tekst.

Në tekst thuhet se procesi i normalizimit duhet të mbetet në kuadër të Kushtetutës së definuar të Serbisë, që Kosovën e konsideron pjesë të territorit serb dhe në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së.

Aktualisht çështja më e ndjeshme mbetet asociacioni i komunave serbe në Kosovë, që është pjesë e marrëveshjes nga viti 2013.

“Kjo tregon se sfidat janë rrënjosur thellë në histori dhe kanë kontest të gjerë regjional” thonë në Qendrën Analitike të PE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat