Ushtarët e FSK kanë marrë pjesë së fundmi në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve XV” (Zgjidhja e Kombinuar XV)
Në ushtrimin e mbajtur në Gjermani kanë marrë pjesë një kontingjent i FSK-së të Komandës të Forcave Tokësore, ku kanë qëndruar nga 5 shkurti deri me 5 mars.
Në këtë ushtrim kanë vepruar së bashku për krah njëri tjetrit aleatët e NATO-s dhe partnerët nga dhjetë shtete: Bosnja, Gjeorgjia, Italia, Kosova, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe SHBA-të.
Qëllimi i ushtrimit siç njofton Ministria e Mbrojtes ka qenë rritja e ndërveprueshmërisë, bashkëpunimit dhe përgatitja për tu përgjigjur më mirë në situata të krizave.