Covid-19 mori jetën e një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë.
Vdekjen e 16 vjeçarit i cili ishte duke u trajtuar për 10 ditë në Klinikën Infektive të Gjilanit e ka konfirmuar, drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Hajrullahu bën të ditur se 16 vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe se gjendja e tij ishte e rëndë prej që ishte shtrirë për hospitalizim.
Hajrullahu: Gjendja e tij ka qenë e rëndë, ka pas dhe sëmundje
“Gjendje të rëndë ka qenë që nga fillimi i trajtimit në repartin tonë. Paraprakisht ka qenë i sëmurë, ka qenë me ngecje psiko-motorik[...]Në spitalin sëmundje infektive ka qenë i hospitalizuar që 10 ditë ka qenë”, tha Hajrullahu.