Në një lidhje direkte nga Zvicra ka folur sot për “#Gjesi” Jetmira Avdili, e njohur në publik si bllogere, një grua humane.
Së fundmi edhe si pjesëmarrëse në rolin e panelistes në “It’s my love”.
Por, pos tjerash, Avdili është edhe kosovarja e parë që ka qenë pjesë e ushtrisë në Zvicër.
Ajo ka thënë se kjo i ka ndihmuar shumë, ndërkohë ka treguar se si kishte vendosur të bëhej pjesë e ushtrisë.