Deputetja e sapo zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga qytetarë që e kanë kaluar Covid 19 dhe kanë grupin e gjakut B- me numër të antitrupave të IGG vlerës mbi 50 të të lajmërohen në numrin: 044501002 .
Kjo kërkesë e Kusari-Lilës, ka ardhur përmes një shkrimi në Facebook, dhe nuk dihet se a bëhet fjalë për ndonjë familjar të saj, pasi e njejta nuk ka dhënë detaje.
'URGJENTISHT!
Të gjithë qytetarëve që e kanë kaluar Covid 19 dhe kanë grupin e gjakut B- me numër të antitrupave të IGG vlerës mbi 50, ju lutem të lajmëroheni në numrin: 044501002
Ju faleminderit!', shkruan ajo.