Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun ka theksuar se mbetet të pritet nëse porosia nga Brukseli për përgjegjësinë e përmbushjes së marrëveshjes të has në reagimin e Prishtinës, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do thotë që mund të hiqet dorë nga formimi i saj.
Sipas tij, kjo porosi është përpjekje e Brukselit për përgatitjen e vazhdimit të dialogut dhe të anashkalohet pengesa kryesore në atë rrugë që është asociacioni.
"Shtrohet çështja nëse vërejtja e Brukselit të has në reagimin e Prishtinës dhe nëse do realizohet formimi i Asociacioni” tha ai.
“Lajçak tenton të imponoj metodologjinë e re se asgjë nuk është dakorduar derisa nuk merret vesh për gjithçka. Kjo do të thotë se asociacioni sipas kësaj shtyhet anash deri në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe marrëveshja finale të zgjidh këtë çështje”, tha Drecun.
“Gjykata Kushtetuese nuk ndalon formimin e asociacionit, por të harmonizohet me parimet e Kushtetutës së Kosovës dhe kjo konfirmohet me miratimin e vendimit ligjor të qeverisë”.
“Nga sjellja e Prishtinës shohim se ajo nuk do formimin e asociacionit dhe ky është problemi kyç. Ne kemi thënë se nuk ka bisedime pa formimin e saj dhe nuk pranojmë qëndrimin e Lajçak se “Asgjë nuk jemi marr vesh pa u marr vesh për të gjitha”.
Drecun ka komentuar edhe qëndrimin e Kurtit për mospërfshirjen e LS në institucione.
“Kurti dhe Osmani kërkojnë revidimin e marrëveshjes së Brukselit pikërisht te asociacioni dhe shqyrtimi i disa çështjeve te marrëveshja e normalizimit ekonomik”.
"Të shohim si do zhvillohet situata rreth formimit të qeverisë dhe zgjidhjes së presidentit, ata kanë shumicën për qeveri , por mund të ketë problem tek presidenti sepse nuk kanë shumicën e nevojshme”.
Drecun ka thënë se duhet pritur formimin e institucioneve e pastaj qëndrimet nëse ia vëen të bisedohet.
"Nëse ndokush nuk përmbush çështjen kyçe të marrëveshjes së Brukselit, si të besojmë në bisedimet tjera me palën nga Prishtina”, tha Drecun.