Deklarimi i pasqyrave financiare nga 15 marsi bëhet përmes sistemit elektronik

Lajme

Deklarimi i pasqyrave financiare nga 15 marsi bëhet përmes sistemit elektronik

Më: 13 mars 2021 Në ora: 10:16
Ministria e Financave

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 15 mars 2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

“Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 1 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që t’i referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat