Aktori i njohur Rasim Thaçi – Cima është infektuar me koronavirus.
Cima dje ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe se është me oksigjeno-terapi.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që po pyesin për gjendjen e tij. Por, disa portale fiktive kanë keqpërdorur rastin e rëndë të aktorit duke publikuar lajme se ai ka ndërruar jetë.
Kjo ka zgjuar reagime të shumta, ku së fundmi ishte djali i Cimës, ai i cili reagoi ashpër, madje edhe në formë kërcënuese ndaj këtyre portaleve.
“Po ju qoj të fala do Portaleve dhe personave për shpërndaje të lajmeve të rrejshme, besom kurgjo maqina e mishit se çka keni me përjetu prej meje. Shihemi së shpejti.
E për ju dashamir, babi gjendjen e ka më mirë, është pak i lodhun, me oksigjeno terapi, ngapak po ushqehet, faleminderit për përkrahjen” shkroi ai në një postim në Facebook.