Arrijnë tabelat, bie sistemi në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve

Lajme

Arrijnë tabelat, bie sistemi në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, pas një kohe të gjatë është pajisur me tabela për vetura, ndonëse për disa muaj ato ishin mungesë në qendrat e Regjistrimit të automjeteve.

Por, pas furnizimit me tabela qytetarët po përballën me vështirësi të tjera.

Burime kanë bërë të ditur se në Qendrën e Regjistrimit në Prishtinë mëngjesin e sotëm ka rënë sistemi i regjistrimit të automjeteve dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë të tëra, duke mos pasur  as distancë për tu mbrojtur nga përhapja e COVID-19.

Ka muaj të tërë që në Kosovë s'ka tabla për vetura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat