Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” u mbajt mbrëmë në mënyrë virtuale.
Çmime morën shumë artistë, ndërsa Beyonce u bë artistja femër me më së shumti çmime “Grammy” të fituara (28 sosh) në histori të kësaj ngjarjeje.
Edhe këngëtarja jonë, Dua Lipa, doli nga kjo ceremoni me një çmim të madh.
Ajo është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.
Për këtë të arritur ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, duke e uruar Lipën.
“Urime Dua Lipës, e cila fitoi çmimin ‘Best Pop Vocal Album’ në ceremoninë e mbrëmshme të ‘Recording Academy / Grammy’. Ajo konkuroi kundër këngëve nga Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber e më shumë”, shkruan Ambasada në urim.
Për Lipën ky është çmimi i tretë “Grammy”, pasi më 2018-n fitoi dy të tjera, atë për artisten më të mirë të re dhe për këngën më të mirë dance.