Gent Cakaj kërkon ndihmë për gjak për babain e tij i cili po kalon Covid-19

Lajme

Gent Cakaj kërkon ndihmë për gjak për babain e tij i cili po kalon Covid-19

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:36
Gent Cakaj

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë i cili vjen nga Kosova, Gent Cakaj, ka kërkuar ndihmë pak minuta më parë në rrjetin social Facebook për plazë gjaku me grupin A pozitiv për babain e tij e tij Shkelzen Cakaj.

Cakaj ka thënë se gjaku duhet të përmbajë 50 antitrupa.

“Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj”

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!
Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!
Sinqerisht,
Genti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat