Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq e ka kritikuar rapoeruesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se ajo e pranoi hapur sot se po lobon për një Kosovë të pavarur.
“Pa asnjë pikë turpi, ajo kështu zyrtarisht vuri në dyshim aftësinë e saj për të qenë një arbitër objektiv i proceseve politike dhe shoqërore në provincën tonë jugore”, tha Selakoviq në një deklaratë të paraqitur në mediat serbe.
Von Cramon, shtoi Selakoviq, si raportuese në Parlamentin Evropian, “pranoi se është në një konflikt të drejtpërdrejtë interesi”.
“Bashkimi Evropian ka një pozicion neutral ndaj statusit kur bëhet fjalë për provincën jugore serbe dhe pesë shteteve anëtare nuk e njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Prishtinës”, tha Selakoviq.
“Kjo e vendos atë drejtpërdrejt në pozicionin e një lobiste antiserbe”, pretendon Selakoviq.