Presidenti i Serbisë po intervistohet në televizionin shtetëror “RTS”, ku ndër tjera foli edhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, ku theksoi se në bisedë me asnjërin nuk ishte lehtë dhe thjeshtë gjatë bisedimeve në dialog.
"Nuk ka letër ultimatumi, Palmer nuk e fshehë se ata kërkojnë njohje të ndërsjellë , që është në harmoni me atë që ka dërguar Biden”, tha Vuçiq. BE kërkon normalizim të plotë, ne kërkojmë kompromis, shqiptarët nuk jam i sigurt se janë të gatshëm për kompromis. Për asgjë që përbën kompromis nuk bisedojmë, këtë vetëm ne e themi, ndonjëherë BE. Për shqiptarët kompromis është që Prishtina të njoh Beogradin, sikur thua se ne synojmë atë. Në atë gjë buzëqeshni, ktheheni dhe shkoni”.
“Sa iu përket shqiptarëve të Kosovës, do të dëshironim të gjitha gjërat të përmbushen nga marrëveshja e Brukselit dhe Uashingtonit, së pari Asociacioni dhe kjo duhet të përmbushet,m ky është obligim evropian nga prilli 2013.
“Mendoj se ata nuk planifikojnë të përmbushin asgjë, por me këtë e kanë sjellë vetën në pozitë të pamundshme në disa gjëra. Nuk jam nga ata që i gëzohen konfliktit të ngrirë, sepse gjithmonë dikush mund ta shkrijë”, tha Vuçiq.
Ne shtoi ai, na duhet paqe edhe siguri, sepse po ecim më përpara se të tjerët.
“Për ne pozitë e vështirë është me Biden, si president i ShBA. Unë atë e vlerësojë, bëhet fjalë për politikan të jashtëzakonshëm, por për ne është vështirë”.